Një oficer ka mbetur i vrarë këtë të martë në një sulm jashtë Pentagonit. I dyshuari është qëlluar nga policia dhe ka mbetur i vdekur në vend thonë zyrtarët.
Qendra e ushtrisë amerikane, Pentagoni, është mbyllur përkohësisht pasi u dëgjuan të shtënat afër hyrjes së ndërtesës.
Mendohet se ka disa persona të plagosur por ende nuk është e qartë nëse janë qëlluar.
Incidenti ndodhi në një stacion autobusi që është pjesë e Qendrës së Tranzitit në Pentagon.
Ndërtesa ndodhet vetëm disa metra larg Pentagonit, në Virxhinia.
Mediat raportojnë se janë dëgjuar disa të shtëna fillimisht, më pas ka pasur një ndalesë dhe është dëgjuar dhe një e shtënë e fundit./euronews.al