Persona të armatosur kanë vrarë një numër të panjohur besimtarësh të kishës në shtetin Ondo, në jugperëndim të Nigerisë.
Presidenti Muhammadu Buhari tha se “vetëm djajtë nga rajoni i poshtëm” mund ta kishin bërë këtë “akt të poshtër”.
Burrat e armatosur hynë në kishën katolike të Shën Françeskut në qytetin Owo dhe qëlluan mbi njerëzit gjatë një shërbimi për të shënuar festën e Rrëshajëve, thanë dëshmitarët.
Nigeria ka përjetuar një rritje të dhunës në muajt e fundit, ku rrëmbime dhe sulme janë raportuar në të gjithë vendin e gjerë.
Kisha ka mohuar raportet fillestare se prifti ishte rrëmbyerA ndërsa asnjë shifër për numrin e të vrarëve në sulm nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Por një mjek në një spital lokal, i cituar nga Reuters, tha se të paktën 50 trupa ishin dërguar në dy spitale në qytet.
Pasi vizitoi kishën dhe spitalin, ligjvënësi i shtetit Ogunmolasuyi Oluwole tha për Associated Press se në mes të të vdekurve kishte edhe fëmijë.
Një dëshmitar i tha AFP-së se të paktën 20 besimtarë kishin vdekur në sulm./UBTNews/