UBT News

Sulm në Burkina Faso, 11 ushtarë u vranë në pritë

11 ushtarë kanë vdekur dhe 50 civilë janë zhdukur pas një sulmi xhihadist në Burkina Faso, thotë qeveria.

Një kolonë furnizimesh e shoqëruar nga ushtria që udhëtonte për në qytetin verior të Xhibos, u shënjestrua në pritë të hënën. Agjencia e Lajmeve AFP raporton se qeveria e quajti këtë “sulm barbar”.

Rajoni po përballet me krizë xhihadiste, si pasojë e të cilës kanë vdekur mijëra persona dhe janë zhvendosur mbi 2 milionë të tjerë.

Ushtria e udhëhequr nga nënkoloneli Paul-Henri Sandaogo Damiba, mori pushtetin në një grusht shteti të muajit janar, duke premtuar fundin e kryengritjes islamike që filloi në vitin 2015, por dhuna vazhdon ende. Nënkolonel Damiba ka qenë në ballë të luftës së vendit kundër militantëve islamikë dhe madje shkroi një libër mbi këtë temë vitin e kaluar. Libri u titullua “West African Armies and Terrorism: Uncertain Responses?”./UBTNews/

Exit mobile version