Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar i Shërbimit Korrektues është sulmuar fizikisht gjatë kohës sa po i ndihmonte të dyshuarit, pacient. Rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“QKUK, Prishtinë 15.05.2022 – 13:05. Viktima mashkull kosovar zyrtar i shërbimit Korrektues, ka raportuar se derisa ka qenë duke i ndihmuar të dyshuarit mashkull Kosovar, pacient, është sulmuar fizikisht. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews/