Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë për të premten në orën 11:00 para Klinikës së Kirurgjisë, kjo pas një sulmi ndaj një infermieri në vendin e punës.
“Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”, është motoja e kësaj proteste.
I bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës të mos tolerojnë veprimet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës u bënë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së që të kenë zero tolerancë ndaj veprimeve që e bëjnë të pamundur punën e punëtorëve shëndetësor dhe cenojnë jetën e tyre. Kërkojmë nga institucionet e lartëpermendura që të sigurojnë ambient të sigurtë për punë për punëtorë shëndetësor dhe të shtohen masat e sigurisë në klinika pa prioritizime.”, thuhet në njoftim./UBTNews