Së paku katër persona janë lënduar, tre nga ta janë në gjendje kritike, pas një sulmi me thikë në një supermarket në Zelandë të Re.
Ngjarja ndodhi të hënën në supermarketin “Countdown”, që gjendet në qendër të qytetit Dunedin në Ishullin Jugor. Policia njofton se një person është dërguar në mbajtje.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern thotë se motivi i sulmit nuk dihet./UBTNews