Një adoleshent hyri në një qendër të kujdesit ditor në jug të Brazilit dhe goditi tre fëmijë dhe dy punëtorë për vdekje të martën përpara se të mposhtej nga policia, thanë zyrtarët.
Sekretarja Komunale e Arsimit, Gisela Hermann përshkroi një “skenë tmerri” në Saudades, qytet në shtetin Santa Catarina. Ajo tha në një intervistë telefonike se një mësuese dhe një asistente arsimore ishin në mesin e viktimave. Ajo shtoi se fëmijët e tjerë ka të ngjarë të shtrohen në spital si rezultat i sulmit.
Silvia Fernandes dos Santos, një zyrtare e bordit lokal të shkollës, tha se sulmi ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit me kohë lokale. Adoleshenti u mor në paraburgim nga policia pasi u përpoq të vriste veten, tha ajo.
“Ai u përpoq të vriste veten, por nuk mundi. Kështu që ai u dërgua në spitalin më të afërt. Njerëzit ishin shumë të zemëruar dhe ata donin të jepnin drejtësinë e tyre”, tha dos Santos përmes telefonit.
Policia në qytetin Chapecó, afër Saudades, tha se po hetonin incidentin, por nuk mund të jepnin asnjë informacion menjëherë./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)