UBT News

Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, gjashtë të plagosur

Një sulm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një stacion treni në Paris. Mediat e huaja raportojnë se kanë mbetur gjashtë persona të plagosur.

Agresori është neutralizuar më pas nga forcat e policisë. Mediat franceze, duke cituar burime të paidentifikuara të policisë, thanë se oficerët hapën zjarr ndaj sulmuesit, i cili ishte i armatosur me thikë.

Sulmi vjen një muaj pasi tre persona u vranë dhe tre u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër kulturore kurde në Paris.

Exit mobile version