Në Raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dy të dyshuar janë arrestuar në rrugën “Ismail Raka” lidhur me një incident të rëndë të ndodhur së fundmi.
Ata dyshohen se kanë sulmuar me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy burrat e përfshirë në këtë rast.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.
