Ka edhe fëmijë në mesin e gjashtë personave të lënduar në një sulm me thikë në Annecy të Francës Juglindore, që ndodhi të enjten.
Katër fëmijë u lënduan si pasojë e incidentit. Të gjithë të lënduarit u dërguan në spital.
“Shërbimet e urgjencës dhe forcat e sigurisë ndërhynë shumë shpejt”, thuhet në një deklaratë nga prefektura.
Në lidhje me sulmin u arrestua një i dyshuar mashkull./UBTNews/