Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, janë dërguar në spital pas një incidenti të rëndë në Dublin, ka njoftuar policia irlandeze. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pak pas orës 13:40 me orën lokale.
Transmetuesi irlandez RTÉ raportoi se lëndimet ishin shkaktuar nga plagët me thikë. U vranë një burrë, një grua dhe tre fëmijë të mitur. Zona është rrethuar dhe është shpallur vend krimi.
Një vajzë dhe një grua janë duke u trajtuar me plagë të rënda. Dy fëmijë të tjerë dhe një burrë janë duke u trajtuar për lëndime të lehta, tha policia.
“Pesë viktima janë dërguar në spitale të ndryshme në rajonin e Dublinit”, tha një zëdhënës i policisë irlandeze. “Në mesin e viktimave janë një burrë i rritur, një grua e rritur dhe tre fëmijë të vegjël”, shtoi ai.
Policia tha se po ndjek një “vijë të përcaktuar hetimi” dhe nuk po kërkon askënd në këtë moment.