Polonia u godit mbrëmë nga dy raketa, të cilat lanë të paktën dy të vdekur. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat kanë sulmuar Poloninë, anëtar i NATO-s.
“Bisedova me Presidentin e Polonisë Duda për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet njerëzore. NATO po mbikëqyr situatën dhe aleatët po konsultohen. E rëndësishme të vërtetohen të gjitha faktet”, ka thënë Stoltenberg.