Disa raketa kanë goditur Erbilin, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në veri të Irakut, raportoi të dielën media shtetërore duke cituar guvernatorin e qytetit.
“Nuk ka viktima apo të plagosur pas shpërthimeve në Erbil”, tha Saman Barzanji, ministër i Shëndetësisë në provincën Kurdistan të Irakut.
Ndërkaq, një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për agjencinë Retuers, tha se nuk ka viktima në mesin e ushtrisë amerikane pas sulmit në Erbil.
Shtetet e Bashkuara kanë një bazë të madhe ushtarake në Erbil./REL