UBT News

Sulm me dronë mbi Moskë, autoritetet ruse dalin me njoftim

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se të paktën tre donë ukrainas u shkatërruan në ajër, derisa synim kishin të godisnin Moskën, ka raportuar The Guardian.

Në njoftimin e lëshuar të martën, Ministria tha se sistemet e saj të mbrojtjes i shkatërruan dy dronë në rajonet Kaluga dhe Tver, që kufizohen me rajonin e Moskës, e një më afër kryeqytetit, mbi rrethin Istra, në rajonin e Moskës.

Kreu i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, ka deklaruar se dronët “po tentonin të kryenin një sulm ndaj Moskës”, derisa ka shtuar se një objekt i shërbimeve të konsumatorit u dëmtua në distriktin Istra, që ndodhet në veriperëndim të Kremlinit.

“Nuk pati dëme apo viktima në këto sulme…Mbetjet e dronëve ranë në fshatin Zavidovo”, ka shtuar kryetari i Bashkisë.

Exit mobile version