Një sulm me dron ndodhi të martën në një fushë ajrore në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën verilindore, sipas guvernatorit rajonal.
“Si rezultat i një sulmi me dron, një cisternë nafte mori flakë pranë aeroportit të Kurskut”, shkroi në Telegram guvernatori i Kurskut, Roman Starovoit.
“Nuk ka pasur viktima. Zjarri është duke u lokalizuar. Shërbimet e urgjencës po punojnë në vendngjarje”, shtoi ai tutje./UBTNews/