Pesë persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një bombe në një hotel luksoz në qytetin e Pakistanit, Quetta.
Talibanët thonë se janë mbrapa këtij sulmi që ndodhi në parkingun e veturave në hotelin Serena, dhe target e kishin policinë.
Një zëdhënës i Talibanëve e përshkroi atë si një sulm vetëvrasës, duke përdorur një makinë të mbushur me eksploziv.
Sipas asaj që raportohet në media, target ishte një ambasador kinez. Ambasadori Nong Rong thuhet se është në Quetta, por nuk ishte prezent në momentin që ndodhi sulmi, të mërkurën./UBTNews