Ka shkuar në 85 numri i viktimave si pasojë e një sulmi me bombë në një shkollë vajzash në Kabul, sulm ky që ndodhi të shtunën. Edhe 147 persona kanë mbetur të plagosur në sulmin pranë shkollës Sayed Al-Shuhada.
Një makinë bombë shpërtheu në lagjen Dasht-e-Barchi dhe dy bomba tjera shpërthyen në momentin kur nxënësit po dilnin nën panik nga shkolla.
Asnjë grup deri më tani nuk e mori përgjegjësinë lidhur me sulmin. Megjithatë talibanët kanë thënë se nuk qëndrojnë prapa këtij sulmi.
Në vendin ku ndodhi shpërthimi banon komuniteti shiit nga pakica etnike Hazara, e cila ishte në të kaluarën target i Shtetit Islamik. Zyrtarët thonë se shumica e viktimave ishin vajza të shkollës.
Familjet e viktimave fajësuan qeverinë dhe fuqitë perëndimore për dështimin për t’i dhënë fund dhunës dhe luftës që ende po vazhdon./UBTNews