UBT News

Sulm me bombë në Afganistan, së paku 50 të vdekur

Një sulm i fuqishëm ka goditur një xhami në qytetin verior të Aganistanit, në Kunduz, gjatë xhumasë, duke lënë të vdekur 50 persona.

Fotografitë e publikuara në rrjete sociale, që thuhet se janë realizuar pas shpërthimit, tregojnë dëme të mëdha në xhami, të përdorura nga komuniteti pakicë mysliman shiit. Numri i viktimave mund të rritet.

Ekstremistët sunitë myslimanë shpesh kanë shënjestruar anëtarët e komunitetit shiit në të kaluarën sepse i konsiderojnë ata si heretikë.

Në një deklaratë të shkurtër të postuar në Twitter, një zëdhënës i talibanëve tha se një numër njerëzish ishin vrarë dhe plagosur.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./UBTNews

Exit mobile version