Katër persona kanë vdekur dhe 17 janë plagosur në një sulm me armë zjarri në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, raporton BBC.
Disa njerëz hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendrën e qytetit të hënën mbrëma.
Një sulmues u qëllua për vdekje nga policia, ndërkaq një u arrestua.
Ministri i Punëve të Jashtme, Karl Nehammer e quajti ‘sulm terrorist’./UBTNews