UBT News

Sulm masiv i Rusisë mbi Kiev

Katër persona janë vrarë nga sulmi masiv i Rusisë në Kiev, kanë thënë autoritetet ukrainase, ku të paktën 430 dronë dhe 18 raketa u përdorën në sulm.

Të paktën 27 persona kanë pësuar lëndime ndërsa ekipet emergjente u janë përgjigjur disa sulmeve, ka thënë kreu i administratës ushtarake në Kiev, Tymur Tkachenko.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi kishte cak Kievin.

“Një sulm i kalkuluar posaçërisht për të shkaktuar sa më shumë dëm në civilë”, ka thënë ai.

15 persona u dërguan në spital, përfshirë një në gjendje kritike dhe një shtatzënë, dhe është lëshuar paralajmërim edhe për mundësi të ndërprerjes së energjisë elektrike./S.K/EO/AP/

 

Exit mobile version