Një burrë është akuzuar për vrasje dhe krime të urrejtjes pasi dyshohet se theri me thikë dy persona sepse ishin myslimanë.
Joseph Czuba, 71 vjeç, akuzohet për vrasjen e një djali gjashtë vjeçar dhe plagosjen e një gruaje, 32 vjeç, në Plainfield, Illinois.
Ata ishin në shënjestër për shkak të konfliktit aktual midis Hamasit dhe Izraelit, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Will.
Viktimat ishin palestinezo-amerikanë.
“Ky akt i tmerrshëm urrejtjeje nuk ka vend në Amerikë dhe qëndron kundër vlerave tona themelore: lirisë nga frika për mënyrën se si lutemi, çfarë besojmë dhe kush jemi”, tha Biden në një deklaratë.
“Si amerikanë, ne duhet të bashkohemi dhe të refuzojmë islamofobinë dhe të gjitha format e fanatizmit dhe urrejtjes”.
Gruaja, e cila u plagos rëndë, pritet t’i mbijetojë sulmit./UBTNews/