Ndërsa protestat për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini po vazhdojnë të përshkallëzohen në Iran, agjencia bërthamore e Iranit tha të dielën se një server e-mailash i një prej filialeve të saj u sulmua nga hakerët që veprojnë në emër të një vendi të huaj.
Ky njoftim vjen një ditë pasi grupi i hakerëve iranianë, Black Reward, pretendoi se ka hakuar sistemin e brendshëm të postës elektronike të Kompanisë iraniane për Prodhimin dhe Zhvillimin e Energjisë Bërthamore.
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit (AEOI) konfirmoi sulmin kibernetik në serverin e postës elektronike të termocentralit bërthamor Bushehr, i cili ndodhet përgjatë Gjirit Persik.
I ndërtuar duke përdorur teknologjinë ruse në vitin 2011, Bushehr është termocentrali i parë bërthamor i Iranit i vendosur përgjatë Gjirit Persik./UBTNews/