Një person është arrestuar në Fushë Kosovë për sulm fizik ndaj një personi tjetër. Policia e Kosovës njofton se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanit mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./UBTNews