UBT News

Sulm edhe në një xhami tjetër në Afganistan

Së paku 16 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në qytetin afgan të Kandaharit.

Një mjek, i cili insistoi të mbetet anonim për arsye sigurie, është në spitalin e Mirawisit ku po trajtohen të lënduarit në këtë shpërthim.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga talibanët, Qari Saeed Khosty, po ashtu e konfirmoi shpërthimin përmes një postimi në Twitter, teksa njoftoi se shumë persona kanë vdekur dhe janë plagosur.

Të premten e kaluar, të paktën 46 persona u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën në një shpërthim nga një sulm vetëvrasës në një xhami tjetër shiite në qytetin verior të Afganistanit, Kunduz./UBTNews

Exit mobile version