Së paku 16 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në qytetin afgan të Kandaharit.
Një mjek, i cili insistoi të mbetet anonim për arsye sigurie, është në spitalin e Mirawisit ku po trajtohen të lënduarit në këtë shpërthim.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga talibanët, Qari Saeed Khosty, po ashtu e konfirmoi shpërthimin përmes një postimi në Twitter, teksa njoftoi se shumë persona kanë vdekur dhe janë plagosur.
Të premten e kaluar, të paktën 46 persona u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën në një shpërthim nga një sulm vetëvrasës në një xhami tjetër shiite në qytetin verior të Afganistanit, Kunduz./UBTNews