UBT News

Sullivan: SHBA dhe Rusia “angazhohen në nivele të larta”

Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka pranuar se administrata amerikane dhe zyrtarët e lartë rusë kanë komunikuar gjatë luftës në Ukrainë.

Sullivan u pyet gjatë një aktiviteti të grupit të ekspertëve të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në lidhje me raportet se ai ishte takuar me zyrtarë rusë.

Ai tha se “administrata Biden ka pasur mundësinë të angazhohet në nivele të larta, për të komunikuar me rusët, për të zvogëluar rrezikun, për të përcjellë pasojat e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore”.

Ai shtoi se nuk do të shtjellojë se cilat burime janë përdorur për të kontaktuar zyrtarët rusë, “për të mbrojtur ato burime”./UBTNews/

Exit mobile version