UBT News

Suksesshëm UBT përmbylli edicionin e katërt të Garës Shtetërore “MOS”

UBT në bashkëpunim me Certiadrian sollën për herë të katërt në Kosovë, Garën Shtetërore Microsoft Office Specialist “MOS”, ku u testuan shkathtësitë dhe njohuritë e të rinjve në MS Word, MS Excel dhe MS PowerPoint.

Kjo garë u përfundua me sukses, me ç’rast të rinjtë nga e gjithë Kosova përfshirë edhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazit UBT, iu nënshtruan testeve unike të përpiluara nga ekspertë të fushës në bashkëpunim me Certiadrian.

Nxënësit që janë bërë pjesë e kësaj gare do të certifikohen për Microsoft Office Specialist, ndërsa fituesit do të vijojnë tutje në Garën Botërore “MOS”, që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë të mundur përfaqësimin e Kosovës dhe të UBT-së.

Gara “MOS” tanimë traditë e organizmit nga UBT, përveç njohurive të reja, po iu ofron nxënësve edhe një eksperiencë të paharruar, duke pasur kështu mundësinë që të marrin edhe certifikim i cili do t’iu shërbejë shumë në karrierën e tyre profesionale.

Exit mobile version