Përparim Rama, është themeluesi i kompanisë së projektimit dhe ndërtimit, 4M GROUP, që përbëhet nga arkitektë, stilistë menaxherë dhe planifikues projektesh. Shumë rezidenca në Londër, Zvicër, dhe Ballkan, mbajnë vulën e kësaj kompanie.
Një kompani e cila ka rrëmbyer disa çmime në mbarë botën. Çmimi për Hamam Jazz Bar, pjesëmarrja në Bienalen e Venecias, në 2012.
Shtëpia H
U ngrit në një kodër të vogël të Prishtinës në vitin 2004. Është një prej veprave më të veçanta të kësaj kompanie, jo vetëm në Kosovë por edhe me tej.
E krijuar në formën H, Rama shprehet në një intervistë për Traiblazing Magazine, se ajo është një shtëpi e guximshme, eksperimentale, vizionare, mbi të gjitha unike.
Ndërsa Hamam Jazz Bar, krijuar nga 4M GROUP, është frymëzuar nga mjedisi, dhe për një dekadë ka shërbyer si lokal. Rama e përshkruan kështu:
“Është e papritur, e papërpunuar, si një pikturë abstrakte, ose më saktë si një tingull xhazi”.
Cila është e veçanta e projekteve të tyre?
“Në shumicën e projekteve tona, ne përpiqemi të bëjmë gjëra të guximshme dhe unike . Arkitektura dhe mjediset, mund të sjellin ndryshime të mirëqenia e njerëzve dhe mund të kenë një ndikim pozitiv. Përmes modeleve tona ne synojmë të ndërtojmë jo vetëm vende të sigurta, të rehatshme, por njëkohësisht ne ndërtojmë besimin te shoqëritë.
Ne tashmë keni qendrën në Londër, po kemi gjithashtu studiot tona në Kosovë, Shqipëri dhe Nju Jork. Projektet tona janë globale. Kohët e fundit,Kosova dhe Shqipëria kanë qenë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e disa dizanjeve emocionuese dhe aktualisht unë jam duke punuar për to.
Tradita shqiptare është shumë e rëndësishme për mua. Vitet e adoleshencës dhe vitet e karrierës i kam kaluar në Londër, që ka ndikuar shumë në projektet e mia. Por Kosova dhe Shqipëria, janë vende të cilat të lejojnë të eksperimentosh me arkitekturën bashkëkohore dhe të mendosh projekte të reja. Kështu kjo më jep mundësinë që t’i përfshij këto vende dhe kultura të cilat unë i dua kaq shumë, në arkitekturën botërore”, u shpreh Rama./Traiblazing Magazine