UBT News

Sukseset ndërkombëtare të UBT-së

UBT, që nga themelimi i tij, 25 vjet më parë, është pozicionuar fuqishëm si një institucion prijatar në fushën e shkencës. Dhe ky pozicion nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por edhe më rajonin e më gjerë. 

Lansimi i Ekosistemit të parë në Evropë të mbështetur plotësisht nga Inteligjenca Artificiale, është vetëm një nga treguesit e sukseseve kulmore të UBT-së. 

Ky ekosistem inovativ është ndërtuar për të integruar të gjitha funksionet akademike, kërkimore, administrative dhe shërbimet ndaj studentëve në një platformë të vetme, të menaxhuar dhe të optimizuar nga inteligjenca artificiale. Platforma u mundëson përdoruesve një përvojë të personalizuar, vendimmarrje të bazuar në të dhëna, automatizim të proceseve dhe qasje të menjëhershme në burime të avancuara digjitale. 

Sot mund të deklaroj zyrtarisht dhe publikisht se jemi institucioni më i parë, i cili në mënyrë të plotë, tërësore të gjitha veprimet akademike, prej edukimit deri te pjesa shkencore, inovacioni, ndërmarrësi, mentorimi, trajnimi, certifikim, aftësimi dhe t ë vendi i punës është i mbështetur me AI… Ne faktikisht do të marrim një rol të tillë.”, ka thënë gjatë prezantimit rektori Edmond Hajrizi. 

Hajrizi ka shtuar se UBT ka investuar miliona në këtë drejtim dhe se përfitimet nuk do të kufizohen vetëm për studentët e UBT-së, por edhe për çdo qytetar dhe punëtor në Kosovë që kërkon aftësim për të përballuar sfidat e tregut modern. 

Dhe, këtë nuk e ka bërë ende asnjë institucion tjetër. 

Të arriturat e UBT-së kanë marrë vlerësim të lartë, si në planin vendor e sidomos nga institucionet ndërkombëtare. 

Vetëm gjatë këtij viti, UBT ka marrë disa vlerësime të larta, të paarritshme për shumë simotra të tij në vend, rajon e më gjerë. 

UBT është renditur i pari në Kosovë dhe ndër universitetet më të mira në rajon nga The Impact Rankings 2025 – klasifikimi global që mat performancën e universiteteve në përmbushjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara. 

UBT qëndron larg përpara të gjitha universiteteve të tjera në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm për ndikim real në shoqëri, ekonomi dhe mjedis. Në këtë edicion të rankimit, UBT ka shënuar progres të theksuar krahasuar me vitet e kaluara, veçanërisht në disa fusha kyçe të qëndrueshmërisë globale si: 

SDG 5 – Barazi gjinore: Me politika aktive për gjithëpërfshirje, barazi dhe fuqizimin e grave në edukim dhe menaxhim, 

SDG 9 – Industri, Inovacion dhe Infrastrukturë: Përmes zhvillimit të ekosistemeve të inovacionit dhe teknologjisë, si dhe infrastrukturës së avancuar kërkimore, 

SDG 11 – Qytete dhe komunitete të qëndrueshme: Me projekte të shumta në planifikimin dhe ndërtimin e kampuseve të mençura, reziliente dhe miqësore me mjedisin 

SDG 12 – Konsum dhe prodhim i qëndrueshëm: Me integrimin e parimeve të ekonomisë qarkore në edukim dhe praktika institucionale. 

Ndërkohë, Presidenti i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi është nominuar për çmimin ndërkombëtar Triple E Awards, në kategorinë “University Leader of the Year – European Award”, për udhëheqjen e suksesshme dhe lidershipin e treguar në rrugëtimin sfidues të UBT-së deri në konsolidimin e tij si një universitet inovativ, sipërmarrës dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit. 

Kjo histori suksesi dhe përkushtimi pasqyron rrugëtimin inspirues të rimëkëmbjes të gjithanshme të shoqërisë kosovare. Nën udhëheqjen e Rektorit Hajrizi, UBT është rritur nga vetëm 29 studentë në vitin 2004 në mbi 12,000 sot, duke u shndërruar në njërin prej universiteteve më të mëdha në vend dhe rajon, si dhe në një qendër rajonale të ekselencës. 

Vizioni i tij sipërmarrës ka rezultuar në krijimin e mbi 100 ndërmarrjeve spin-off, themelimin e shumë strukturave mbështetëse ndaj biznesit dhë ndërmarrësisë, të tilla si UBT Accelerator, Digital Innovation Hub, si dhe vet Kampusit Inovativ – një model i universitetit të së ardhmes që integron arsimin, ndërmarrësinë, teknologjinë dhe angazhimin për komunitetin. 

Po gjatë vitit 2025, UBT ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u ranguar si institucioni i parë në Kosovë për kërkim shkencor në rangimin prestigjioz SCImago. Përveçse lider në Kosovë, UBT ka tejkaluar disa nga universitetet edhe në rajon, duke u konfirmuar si një nga institucionet më të fuqishme akademike dhe shkencore në mbarë trojet shqiptare. 

Ky vlerësim e pozicionon UBT-në si institucionin më të mirë në vendet shqipfolëse,  duke dëshmuar përkushtimin e tij në kërkimin shkencor, inovacion dhe avancimin e arsimit të lartë. Në këtë rangim, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është renditur i dyti në Kosovë, ndërsa institucionet e tjera nuk janë ranguar ende. 

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar se ky sukses është rezultat i vizionit të qartë dhe punës së palodhur për të krijuar një ekosistem akademik të integruar. 

UBT ka arritur të ndërtojë një platformë të veçantë që ndërthur teknologjinë, shkencën dhe inovacionin, duke krijuar mundësi reale për kërkuesit dhe studentët. Rangimi në SCImago është një tjetër dëshmi e cilësisë dhe lidershipit të UBT-së në arsimin dhe shkencën në rajon”, u shpreh Rektori Hajrizi. 

SCImago është një platformë ndërkombëtare, e cila analizon dhe renditë e institucionet shkencore bazuar në produktivitetin dhe impaktin e tyre shkencor. Rangimi bëhet duke kombinuar performancën kërkimore, inovacionin dhe ndikimin shoqëror. 

UBT vazhdon të konfirmojë statusin e tij si institucion lider në arsimin e lartë, duke u renditur në klasifikime prestigjioze si WURI, GreenMetric, Webometrics, EFQM, si dhe duke u vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë “European Young Entrepreneurial University of the Year”. 

Edhe në vitin 2025, UBT është renditur prapë i pari në rangimin e Webometrics, duke dëshmuar lidershipin e tij si institucioni më i mirë privat i arsimit të lartë në Kosovë dhe jo vetëm. 

Ky rangim i UBT-së, përveç që dëshmon progresin e vazhdueshëm të institucionit, ai po ashtu konfirmon përkushtimin e institucionit ndaj ngritjes së cilësisë akademike dhe shtimit të kërkimit shkencor. 

Rangimi i “Webometrics” publikohet çdo gjashtë muaj nga “Cybermetrics Lab”, një njësi e Këshillit Kombëtar Kërkimor të Spanjës, e cila analizon mijëra institucione të arsimit të lartë në mbarë botën, duke përdorur një sërë kriteresh, përfshirë transparencën akademike dhe ndikimin e punimeve shkencore./UBTNews/

Exit mobile version