UBT News

​Suharekë: Vdes një burrë pasi u rrëzua nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Suharekë ka ndërruar jetë aksidentalisht. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Suharekë. 10.12.2023 – 10:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Exit mobile version