UBT News

Suharekë: Kapen 512 kg marihuanë dhe armë

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia në Prizren, kanë realizuar një aksion të suksesshëm në fshatin e Suharekës, ku kanë zbuluar një vend të dyshuar për kultivim e përpunim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit të datës 16 shtator 2025, në një objekt (stallë), policia ka gjetur sasi të konsiderueshme të substancës narkotike të dyshuar si marihuanë, në proces tharjeje. Pas matjes, sasia e konfiskuar ka rezultuar të jetë 512 kilogramë e 89 gramë, me vlerë tregu që arrin në rreth 750 mijë euro.

Kështu, dje me 16.09.2025, në një fshat të Suharekës, në një objekt (stallë), janë gjetur lëndë që dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë në proces të tharjes (terjes). Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.” thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se një person i dyshuar, i njohur për organet e rendit, ndodhet ende në arrati, ndërsa kërkimet për kapjen e tij janë duke vazhduar./D.B/UBTNews

Exit mobile version