Një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në Suharekë. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 25.02.2021, në Suharekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./UBTNews