Bilanci i tregtisë së jashtme të Gjermanisë shënoi një suficit prej 22.1 miliardë euro (24 miliardë dollarë) në prill, zbuloi të premten autoriteti federal statistikor Destatis.
Eksportet e vendit arritën në 136.5 miliardë euro, me një rritje prej 1.9%, dhe importet arritën në 114.5 miliardë euro, me një rënie prej 0.6%, nga viti në vit në muajin prill.
Eksportet e Gjermanisë ishin 74.1 miliardë euro drejt anëtarëve të BE-së në prill 2024, ndërsa importoi mallra me vlerë 61.3 miliardë euro nga këto vende.
Ndërkohë, eksportet e vendit drejt vendeve jashtë BE-së arritën në 62.4 miliardë euro në muajin prill dhe importet prej tyre arritën në 53.2 miliardë euro.
Eksportet e Gjermanisë në Rusi ranë me 10.5% në 700 milionë euro nga viti në vit në prill 2024 dhe importet e saj nga Rusia ranë me 43.1% në 200 milionë euro. /UBTNews/