Ministria e Jashtme e Suedisë konfirmoi se disa shtetas të saj ia kanë dalë të largohen nga Gaza pasi kanë kaluar kufirin Rafah në Egjipt.
“Mund ta konfirmojmë se suedezët janë larguar nga Rripi i Gazës, por s’mund të japim shifër ekzakte”, tha një zëdhënës i ministrisë.
Të dielën, Autoriteti i Kufirit të Gazës njoftoi se kufiri do të hapet për shtetasit e huaj./UBTNews/