Suedia ende shpreson se do të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s deri në samitin e korrikut në Vilnius, thotë ministri i Jashtëm, Tobias Billstrom.
“Ne duhet të anëtarësohemi para asaj kohe dhe është ky rasti”, tha ai në një konferencë shtypi me homologun e tij spanjoll.
Pavarësisht aplikimit për t’u bërë pjesë e bllokut me Finlandën, e cila tani është bërë anëtare, pranimi i Stokholmit në NATO është penguar nga Turqia dhe Hungaria./UBTNews/