UBT News

Suedia rekomandon dozën e katërt të vaksinës për të moshuarit

Suedia rekomandoi dozën e katërt të vaksinës antiCOVID për personat e moshës mbi 80-vjeçare dhe ata që jetojnë në shtëpi të kujdesit apo ata që marrin shërbime asistence në shtëpi.

Epidemiologu kryesor i vendit skandinav, Anders Tegnell, tha në një deklaratë nga Agjencia suedeze e Shëndetit Publik se një dozë e katërt “forcon mbrojtjen” kundër sëmundjes së rëndë.

Agjencia Shëndetësore suedeze tha se dozat përforcuese duhet të jenë të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Në pjesën më të madhe të pandemisë, Suedia ishte ndër vendet evropiane që shquhej për përgjigjen e saj relativisht të qetë ndaj COVID-19. Asnjëherë nuk hyri në izolim, as nuk i mbylli bizneset, duke ua lënë njerëzve kryesisht në përgjegjësinë individuale për të kontrolluar infeksionet. Ndonëse Suedia kishte numër më të madh të viktimave krahasuar me vendet nordike, por krahasuar me vendet e Evropës që u izoluan shifrat ishin më të ulëta./UBTNews

Exit mobile version