Suedia regjistroi 3 mijë e 168 raste të reja me COVID-19 të premten. Shteti me popullsi 10 milionë banorë ka raportuar 15 raste të vdekjes, duke e çuar në total numrin e viktimave në 14 mijë e 366.
Suedia ka qenë në avantazh në luftën kundër pandemisë dhe ka qenë kundër bllokimeve, duke u mbështetur kryesisht në masa vullnetare.
Numri i vdekjeve ka qenë më i lartë sesa në vendet tjera nordike, por më i ulët sesa në vendet evropiane që vendosën masa kufizuese./UBTNews