Suedia do t’u kërkojë forcave të saj të armatosura të hetojnë nëse avionët luftarakë Gripen mund të dërgohen në Ukrainë në mes të kundërofensive të saj.
Radioja publike suedeze SR raportoi se qeveria po kërkon informacion se si një dorëzim do të ndikonte në aftësitë mbrojtëse të vendit.
Ajo gjithashtu dëshiron të dijë se sa shpejt Suedia mund të prodhojë avionë të rinj.
Një kërkesë zyrtare për ushtrinë suedeze nga qeveria mund të vijë që të enjten./UBTNews/