Suedia do t’i dërgojë Ukrainës një paketë të re mbështetjeje ushtarake në vlerë prej 2.2 miliardë korona (199 milionë dollarë). Paketa ka kryesisht municione dhe pjesë këmbimi për sistemet e dhuruara më parë, tha të premten Ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson.
Paketa e re e ndihmës ushtarake do të jetë e 14-ta e Suedisë për Ukrainën që nga fillimi i luftës, duke e çuar vlerën totale të kësaj ndihme të vendit nordik në pak më shumë se 22 miliardë korona.
Jonson tha në një konferencë për shtyp se qeveria gjithashtu ka ngarkuar zyrtarisht forcat e armatosura për të analizuar nëse Suedia do të jetë në gjendje të dërgojë avionë luftarakë Jas Gripen në Ukrainë./UBTNews/