Qeveria suedeze thotë se do të dhurojë 13 miliardë korona (1.23 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën, ndërsa Kievi po përballet me vonesa të shumta të ndihmës ushtarake perëndimore në vitin e tretë të pushtimit të plotë të Rusisë.
Zëvendëskryeministrja suedeze, Ebba Busch tha të mërkurën se paketa e ndihmës “përbëhet nga pajisje që janë në krye të listës prioritare të Ukrainës” si mbrojtja ajrore, municionet e artilerisë dhe automjetet e blinduara.
Ministri i Mbrojtjes, Pal Jonsson përsëriti se Suedia për momentin e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ndonjë aeroplani JAS 39 Gripen të prodhimit suedez në Ukrainë, duke thënë se fokusi nga pala ukrainase është në zbatimin e një programi të avionëve luftarakë F-16.
Dhurimi përfshin gjithashtu dy avionë paralajmërues të hershëm dhe kontrollues SAAB ASCC të prodhimit suedez, të cilët Jonsson tha se do të kishin “efektin më të madh në mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, sepse do të plotësonin dhe përforconin donacionet e premtuara të F-16-ve amerikanë./UBTNews/