UBT News

Suedia ngre nivelin e alarmit për kërcënim terrorist pas djegies së Kuranit

Suedia ka ngritur nivelin e alarmit për kërcënim terrorist në shkallën e dytë më të lartë, mes frikës së shtuar të sigurisë pas djegies së Kuranit, që ngjalli reagim në mbarë botën.

Është hera e parë që nga viti 2016 që vendi ka ndryshuar nivelin e kërcënimit në katër.

Charlotte von Essen, drejtoresha gjenerale e Säpo-s tha se Suedia është në fokus të ekstremistëve islamikë.

Kreu i Qendrës Kombëtare për Vlerësimin e Kërcënimeve Terroriste, Ahn-Za Hagström, tha se shkeljet e librave të shenjtë mund të ndikojnë në kërcënime terroriste, duke frymëzuar dhe motivuar akte terroriste.

Çështjet e sigurisë kanë dominuar në diskutime publike gjatë javëve të fundit pasi kryeministri Ulf Kristersson paralajmëroi se ligjet e vendit për lirinë e shprehjes po shfrytëzohen nga të huajt për të përhapur “mesazhe urrejtje”./UBTNews/

Exit mobile version