Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi sot në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO.
“Duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë”, tha Linde. “Nuk e dimë sa kohë do të zgjasë, por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit”.
“Tani këtë javë, ky aplikacion do të dorëzohet, së bashku me Finlandën, brenda një dite apo më shumë dhe më pas do të përpunohet nga NATO”./UBTNews/