UBT News

Suedia kërkon lirimin e menjëhershëm të diplomatit të BE-së

Suedia ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të diplomatit të Bashkimit Evropian, i cili po mbahet në burgun iranian qe 600 ditë dhe po përballet me akuza spiunazhi për Izraelin.

Ul Kristersson, kryeministër i Suedisë, tha të hënën se intensivisht po përpiqen ta lirojnë Johan Floderusin nga burgu i Teheranit pasi Irani tha të dielen se gjykimi ndaj shtetasit suedez ka filluar.

Floderus përballet me akuza spiunazhi për Izraelin dhe korrupsion, një krim që dënohet me vdekje.

Kryeministri suedez tha se akuzat ndaj 33-vjeçarit, i cili u arrestua në Iran në vitin 2022, janë “totalisht të pafaktuara”./UBTNews/

Exit mobile version