Drejtoria suedeze e Shëndetit Publik ka njoftuar se pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll në këtë vend dhe se të gjitha masat e vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri janë hequr. Këto masa hynë në fuqi më 1 qershor dhe u hoqën më 29 shtator.
Pas Danimarkës dhe Norvegjisë, Suedia është vendi i tretë skandinav që hoqi plotësisht kufizimet e lidhura me koronavirusin.
Në Suedi, 83,6 për qind e popullatës së rritur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse 76,5 për dozën e dytë. Nga sot, në Suedi nis administrimi i dozës së tretë. Autoritetet shëndetësore theksuan se mbajtja e maskës dhe testi i PCR do të vazhdojnë të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë, sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë.
14 mijë e 851 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Suedi sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kurse numri i rasteve pozitive ka shkuar në mbi 1.14 milion./UBTNews