UBT News

Suedia e hapur për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Suedia është e hapur për të dërguar disa nga tanket e saj Leopard në Ukrainë, ka thënë ministri i Mbrojtjes. Suedia edhe më parë ka dërguar paketa ndihme ushtarake dhe civile në Ukrainë.

Duke folur për agjencinë lokale të lajmeve TT, Pal Jonson tha se ky raund ndihme do të ishte kontributi kryesor i vendit për Ukrainën në drejtim të pajisjeve për luftën tokësore. Por ai shtoi se mbështetja në parlamentin e Suedisë është rritur për të kontribuar edhe me disa tanke Leopard që i ka në dispozicion ky shtet.

“Ne jemi të hapur për këtë dhe jemi në dialog të ngushtë me Gjermaninë për këtë”, tha ai për TT./UBTNews/

Exit mobile version