UBT News

Suedia dëbon pesë punonjës të ambasadës ruse, dyshohen për spiunazh

Suedia të martën informoi Rusinë se pesë punëtorëve të ambasadës ruse në Stokholm iu është kërkuar të largohen nga vendi, nën dyshimet për spiunazh.

Ministri i Jashtëm, Tobias Billström tha se aktivitetet e tyre nuk janë konform statusit të tyre diplomatik.

Edhe një vit më parë Suedia dëboi tre punonjës të ambasadës ruse./UBTNews/

Exit mobile version