Mijëra sudanezë dolën në rrugë të enjten në tubimin masiv, duke protestuar kundër grusht shtetit të vitit të kaluar që përmbysi një tranzicion drejt sundimit civil, thanë dëshmitarët.
Turmat valëvitnin flamuj dhe brohoritnin kundër pushtetit ushtarak, duke paralajmëruar njëri-tjetrin që të ishin të kujdesshëm për forcat e sigurisë që kishin nisur goditjet vdekjeprurëse në mitingjet e mëparshme, duke lënë të paktën 79 njerëz të vrarë dhe qindra të plagosur, sipas mjekëve të pavarur.
Ndërsa Sudani ka mohuar në mënyrë të përsëritur hapjen e zjarrit ndaj protestuesve, Human Rights Watch ka cituar dëshmitarë që tregojnë se si forcat e sigurisë kanë përdorur municion të vërtetë dhe kanë gjuajtur bombola të gazit lotsjellës tek turmat.
Protestat masive kanë tronditur vendin e trazuar të Afrikës verilindore që nga marrja e pushtetit ushtarak më 25 tetor, të udhëhequr nga shefi i ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan./UBTNews/