Zinxhiri i sanduiçëve Subway po eksploron shitjen e biznesit të tij, tha një burim për Reuters të mërkurën.
Nga shitja, Subway mund të përfitojë mbi 10 miliardë dollarë, raportoi fillimisht Wall Street Journal. Procesi, i cili është në një fazë të hershme, pritet të tërheqë blerës të mundshëm të korporatave dhe firma me kapital privat, thuhet në raport, duke shtuar se është e mundur që të mos ketë një shitje apo marrëveshje tjetër.
“Si një kompani private, ne nuk komentojmë strukturën e pronësisë dhe planet e biznesit”, tha një zëdhënës i kompanisë për Reuters.
Subway, një nga markat më të mëdha në botë të restoranteve të shërbimit të shpejtë, ka më shumë se 37 mijë restorante në mbi 100 vende. Kompania që ndodhet në Milford, Conn., dhe njihet për sanduiçet e saj të gjata, ka qenë në pronësi të dy familjeve të saj themeluese për më shumë se pesë dekada./UBTNews/