UBT News

Subvencioni 2021, një muaj paraburgim për një nga të pandehurit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit A.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I pandehuri A.B dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar ka përfituar vlera të mëdha të parave duke i dëmtuar përfituesit e subvencioneve të cilëve Republika e Kosovës ua ka siguruar me qëllim të zhvillimit të bujqësisë.

12 persona janë arrestuar më 24 shkurt, në aksionin policor që është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa komuna të Kosovës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti. Në këtë aksion janë sekuestruar rreth 400 mijë euro, të cilat janë gjetur në shtëpitë e të arrestuarve.

Aksioni është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në komunën e Istogut, Gjilanit, Lipjan dhe në Pejë.

Exit mobile version