Edhe një person është ndaluar në lidhje me rastin “Subvencioni 2021”. Prokuroria Themelore në Pejë njofton se është ndaluar A.B, zyrtar administrative në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohet se ai ka marrë 48 mijë euro dhe i ka ndarë në mes të të pandehurve B.N., dhe S.Sh. Më tej thuhet se Prokurori i Shtetit pritet t’i caktojë masën e paraburgimit të dyshuarit./UBTNews